Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) do të organizojë turneun e 17-të ndërkombëtar “Lah Nimani”, i cili do të mbahet me 17 dhe 18 maj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
“FBoxK ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin sa më të mirë të këtij turneu, i cili nga viti në vit po bëhet edhe më masiv dhe cilësor. Turneu është në kalendarin e garave evropiane dhe botërore, dhe vlerësohet si njëra prej ngjarjeve më të mëdha të sportit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e FBoxK-së.
Pjesëmarrës në këtë turne sipas këtij njoftimi, do të jenë boksierë nga Kosova, Bullgaria,Kroacia , Sllavakia, Shqipëria,Mali i Zi. dhe Maqedonia e Veriut.
Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 17 maj, me fillim në ora 16:00, ndërsa finalet të nesërmen 18 maj me fillim në ora 12:00./rtk
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...