Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet të hënën më 28 tetor në Paris.
Në këtë event do të marrin pjesë 28 futbollistë që do të konkurrojnë për trofeun më prestigjioz individual në botën e sportit.
Një nga ata është mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, i cili është përfshirë në listën e kandidatëve për “Topin e Artë”.
Xhaka luajti një rol kyç në suksesin e Bayer Leverkusen, duke kontribuar në fitimin e Bundesligës sezonin e kaluar, dhe France Football e ka nderuar me një nominim.
Ai është shqiptari i parë që merr një nominim për këtë çmim të rëndësishëm.
Sipas asaj që raportohet në mediat gjermane dhe ato zvicerane, Xhaka do të duhet të kënaqet me listën e vendeve nga pas top 10-shes deri në top 20. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...