Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli pas triumfit 3 – 0 që Shqipëria arriti në shtëpi ndaj Andorrës.
“Ishte përgjigja e duhur, jo vetëm për tifozët por edhe për ne. Ishte e rëndësishme të rikuperonim ndeshjen me Anglia. U futëm në fushë, krijuam golin me Manajn, që ishte çelësi për ta fituar ndeshjen”.
“Ishte shumë e vështirë edhe nga lodhja, s’ke shumë kohë të shikosh kundërshtarin. Ka qenë shumë e vështirë. Çunat kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, mund të përmirësojmë disa gjëra, por jemi të lumtur me 3 pikët”.
“Gjëndja është e mirë. Kam një problem prej shumë kohësh në kavalije. Shpresoj që deri në fund të vitit do e mbaj mirë. Folëm me trajnerin dhe stafin, ishte më mirë mos rrezikoja shumë, kjo është gjëja më e rëndësishme”.
“Do të na pëlqente të luanim gjithmonë në sulm. Por varet nga kundërshtari dhe kualiteti. Do të përmirësohemi me kalimin e kohës, do të shikojmë një Shqipëri të bukur, por gjëja më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen”, u shpreh Gjimshiti për “Supersport”.
Ndeshja e radhës e Kuqezinjve është ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”./Arbresh.info
Orban e quan Ukrainën “armik” të Hungarisë
Rahoveci rikthehet fuqishëm dhe e mposht në momentet e fundi...
Banorët e Big Brother ndajnë emocionet përpara dasmës së Klo...
Takimi i parë i Bordit të Paqes më 19 shkurt: Dy presidentë ...
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...