Gjilani dhe Ferizaj do të takohen sot me fillim nga ora 13:00 ndeshje kjo e cila hap xhiron e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Vendasit do të synojnë rikthimin tek fitoret pas barazimit 1-1 në derbin lokal ndaj Dritës, teksa mysafirët kanë si objektiv fitoren e tretë këtë edicion pas asaj të fundit që morën ndaj Dukagjinit dhe në xhiron e parë ndaj Feronikelit ’74.
Momentalisht Gjilani ka nëntë pikë dhe renditet në pozitën e shtatë në tabelë, teksa Ferizaj një pozitë më poshtë numëron shtatë sosh.
Tanimë dy trajnerët, Ardian Nuhiu dhe Arsim Abazi kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë përballje.
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Haxhihamza, Kqiku, Thaqi, Arago, Roganovic, Ramadani, Bilali, Morina, Rrahmani, Shabani, Jarovic,
Ferizaj: Terziu, E.Sadriu, Imamovic, Kurtaj, Shabani, Topalaj, Abdul, Jusufi, Musolin, Gligorov, Avdulli./telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...