Gjilani ka arritur të mposht Lirinë me rezultat 3-1 në Prizren në kuadër të xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen duke shënuar golin e parë në minutën e 27-të përmes Jarovicit, shkruan Arbresh.info.
Kurse vetëm pas tetë minutash, erdhi goli i barazimit nga Liria.
Gol të cilin në portën e tij e dërgoi lojtari i Gjilanit, Dajan Shehi.
Ndërkohë në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë por me realizues të njëjtë.
Kushtrim Shabani në minutën e 46-të riktheu epërsinë e Gjilanit.
Kurse pasi kaloi një orë lojë, po i njëjti shënoi për rezultatin 3-1.
Deri në fund gola nuk pati dhe Gjilani arkëtoi tre pikë të mëdha në luftë për të ikur nga barazhi.
Pas kësaj fitore Gjilani ka 39 pikë dhe është i shtati kurse Liria ndodhet në pozitën e fundit me 14 sosh, ku tani më e ka të sigurtë se sezonin e ardhshëm gara do të bëjë në Ligën e Parë të Kosovës./Arbresh.info/
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...