Gjilani ka arritur të shënoj një fitore të rëndësishme me rezultat 1-0 ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Albin Prapashtinca në minutën e 70-të, shkruan Arbresh.info.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe “Skifteat” shënuan një fitore të rëndësishme e cila e afron edhe më shumë me garat evropiane për sezonin e ri.
Pas 23 ndeshjesh, Gjilani ka 34 pikë tri më pak se Malisheva e cila është në pozitën e tretë, vend ky që siguron daljen në Evropë.
Kurse skuadra nga Drenasi mbetet e funda në tabelë me 14 pikë dhe pa shumë gjasa të shpëtoj nga elita e futbollit kosovar këtë sezon./Arbresh.info
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...