Karim Benzema pritet të largohet nga Al-Ittihad pasi ka prishur marrëdhëniet me drejtuesit e klubit shkaku i kontratës së re.
Shumë klube janë vënë pas veteranit francez, derisa gjiganti turk Besiktas është shokuar nga kërkesat e Benzemas.
Sipas raportimeve nga Turqia, sulmuesi i Al-Ittihad, Karim Benzema, i ka bërë një kërkesë surprizuese Besiktasit, duke kërkuar një pagë prej 20 milionë eurosh në vit, si dhe gjysmën e të ardhurave nga shitjet e fanellave të tij, ndërkohë që mediat raportojnë se ai po shqyrton largimin nga klubi saudit.
Megjithatë, gjigantët turq kanë refuzuar menjëherë kërkesën e ish-sulmuesit të Real Madridit, e cila konsiderohet jashtë parametrave financiarë të klubit.
Benzema duket i zhgënjyer nga oferta e rinovimit e Al-Ittihad dhe nuk është i sigurt nëse dëshiron të vazhdojë të luajë për klubin saudit.
38-vjeçari, kontrata e të cilit skadon këtë verë, ka shënuar 16 gola në 21 ndeshje këtë sezon, duke treguar edhe një herë formën e tij të lartë në fushë. /Telegrafi/
Real Madridi fiton derbin me Atletico Madridin, vazhdon luft...
Interi nuk di për fitore në Serie A – ndalet edhe nga Fioren...
I vrari në Majac të Podujevës raportohet se është një person...
Tensione globale, ambasada e SHBA në Tiranë publikon njoftim...
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar po marri...
Vrasja në Majac- Trupi i viktimës tërhiqet nga IML