Sulmuesi i Fenerbahce, Vedat Muriqi është duke vazhduar me formën e mrekullueshme në Superligën Turke.
Forma e mirë e ka shpërblyer sepse shumë gjigantë evropianë janë duke bërë garë mjaftë të madhe për shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Tottenham dhe Manchester United provuan muajin e kaluar ta transferojnë, por gjiganti turk refuzoi të gjitha ofertat sepse dëshiron ta fitojë titullin dhe Muriqi është ndihmë e madhe.

Mirëpo sipas Sporx, edhe Lazio i është bashkuar kësaj gare dhe synon ta transferojë në verën e ardhshme.
Kartoni i kosovarit në Transfermarkt prek shifrën prej 35 milionë euro.
Muriqi këtë sezon ka shënuar 12 gola në 20 paraqitje në kampionatin turk./arbresh.info.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026