Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani është pranë hapi të madh në karrierë, me kalimin e mundshëm nga kampionati çek në Ligue 1 franceze.
Klubi i njohur francez, Lyon, ka shfaqur interesim serioz për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës dhe tashmë ka paraqitur një ofertë zyrtare.
Sipas “FootMercato”, Lyon i ka ofruar Spartës së Pragës 6 milionë euro për shërbimet e yllin kosovar, shumë që mund të bindë klubin çek të pranojë transferimin.
25 vjeçari ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të Spartës së Pragës këtë sezon, duke realizuar 12 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat. Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen edhe të klubeve të tjera nga kampionate të forta evropiane, përfshirë edhe interesime nga Premier League.
Lyon synon të përforcojë repartin ofensiv gjatë afatit kalimtar të dimrit dhe e sheh Albion Rrahmanin si një nga opsionet kryesore për pjesën e mbetur të sezonit.
Nëse marrëveshja realizohet, transferimi në Francë do të përbëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e sulmuesit kosovar.
Numërohen 60% të votave, këto janë top 10-shet e tri partive...
Vuçiq: Kushti për blerësin e NIS-it është që rafineria të va...
Erdogan: Njohja e Somalilandit nga Izraeli e paligjshme dhe ...
Williams kritikon ashpër Superkupën e Spanjës në Arabinë Sau...
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin...
Albin Kurti organizon Festën e Fitores dhe të Vitit të Ri, m...