Chelsea është duke u interesuar për ta transferuar sulmuesin argjentinas të Interit, Maurcio Icardi.
Kapiteni i Interit në këtë sezon ka shënuar 13 gola në 13 ndeshje në Serie A, transmeton arbresh.info.
Sipas gazetave italiane, Chelsea është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për shërbimet e Icardit.

Megjithatë, trajneri i Interit, Luciano Spalleti ka deklaruar se yllin i skuadrës nuk dëshiron të largohet nga San Siro dhe se dëshiron ta mbyll karrierën me neroazzurët.
“Kush nuk e dëshiron Icardin? Unë e dua në Inter dhe kur unë bisedoj me Icardin, mund ta vërej se ai është i lidhur shumë me qytetin, bashkëlojtarët, klubin dhe tifozët”, tha Spalleti.
“Jam i bindur se ai mund të qëndroj në Inter përgjitmonë”, shtoi trajneri italian.
Interi në këtë sezon është në garë për titullin e kampionit në Serie A. /arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit