Trajneri, Mauricio Pochettio ende nuk është në stolin e ndonjë skuadre që prej kohës kur u shkarkua nga Tottenham.
Sipas The Telegraph, puna e ardhshëm për teknikun argjentinas do të jetë në Spanjë ose Angli, transmeton portali arbresh.info.
Pochettino shihet si zëvendësimi i duhur për Diego Simeonen te Atletico Madrid.
Simeone është që tetë vite te “Los Rojiblanco” dhe ka fituar titullin e La Ligas, dy herë Evropa Ligën dhe ka arritur dy herë në finale të Ligës së Kampionëve, por ka dështuar të fitojë.
Mirëpo, këtë sezon ka dështuar të tregojë formën e duhur sepse është eliminuar nga Kupa e Mbretit derisa është mposhtur nga rivali, Real Madrid në Superkupën e Spanjës.

Transferimet e shtrenjta si Joao Felix nuk janë duke mundur të punojnë nën urdhrat e Simeone, i cili pëlqen formacionin defansiv me kundërsulme.
Nga ana tjetër, Pochettino pëlqen më shumë stilin sulmues, andaj thuhet se është i duhuri për ta rikthyer skuadrën madrilene në formën e duhur. /arbresh.info.
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...