Gjermania e ka fituar turneun e Kupës së Konfederatave.
Julian Draxler është shpallur lojtari më i mirë i turneut të Kupës së Konfederatave.
Ylli i PSG-së, është zgjedhur lojtari më i mirë në Kupën e Konfederatave, pas triumfit me Gjermaninë, ku mposhtën Kilin në finale 1:0.
Portieri më i mirë është zgjedhur portieri i Kilit, Claudio Bravo, ndërsa golashënuesi më i mirë ishte gjermani Timo Werner.
Kampionët e botës në finalen e zhvilluar në stadiumin ‘Krestovsky Stadium’, kanë mposhtur me rezultat minimal 1:0 kombëtaren e Kilit.
Goli i vetëm i finales u shënua në minutën e 20-të.
Ishte Stindl që realizoi pas një gabimi në mbrojtjen e Kilit.
Deri të kjo finale, Gjermania erdhi pasi mposhti në gjysmëfinale Meksikën me rezultat të thellë.
Kujtomë se pjesë e Gjermanisë ishte edhe shqiptari Shkodran Mustafi i cili pas ndeshjes mori urime edhe nga faqja zyrtare e Arsenalit në rrjetin social Facebook. /Arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...