Google ADS

Gjeorgji- Çeki 1-1, Schick barazon rezultatin

16:33 | 22 Qershor 2024
E.K

Të dyja skuadrat vijnë pas humbjeve në ndeshjet hapëse dhe sot do të kërkojnë pikë në Hamburg

Në grupin F, një prej grupeve më të balancuar, gjeorgjianët dhe çekët janë të “detyruar” të marrin pikë nëse duan të vijojnë më tej në turne.

Gjeorgjia: Mamardashvili, Kverkvelia, Kashia, Dvali, Kakabadze, Tsitaishvili, Kochorashvili, Kvicha Kvaratskhelia, Mikautadze, Davitashvili

Republika Çeke: Stanek, Krejci, Hranac, Holes, Coufal, Jurasek, Cerny, Soucek , Provod, Schick dhe Hlozek.

68′ Patrik Schick lë fushëne lojës i dëmtuar. Në vend të tij hyn Chytil.

67′ Ndalet sfida. Autori i golit të barazimit është në tokë.

63’ Në përgjigje të golit të barazimit, Gjeorgjia bën një zëvendësim të dyfishtë. Davitashvili dhe Tsitaishvili dalin dhe hyjnë Chakvetadze dhe Lochoshvili

62′ Tjetër goditje këndi nga Coufal. Krejci lëviz bukur duke i dalë i vetëm dhe godet me kokë pro topi shkon ngjitur me shtyllën.

59′ GOL! Goditje këndi dhe Lingr godet me kokë duke i marrë kohën mbrojtësit gjeorgjian. Topi godet shtyllën dhe më pas përplaset në trupin e Schick dhe shkon në rrjetë.

55′ Dalin Hlozek dhe Cerny, në fushë Jurasekdhe Lingr.

52′ Karton i verdhë për Holes, i dyti për çekët në 8 minuta lojë.

49′ Gjeorgjia jep më të mirën në këto minuta të para. Tsitaishvili çon dy krosime të ulëta në zonën e penalltisë çeke. E para bllokohet nga mbrojtja dhe e dyta nga portieri Stanek.

48′ Topi i gjeorgjianëve depërton në zonën e 5- metërshit. I vëmendshëm portieri Stanek./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme