Google ADS

Gjeorgji- Çeki 1-1, përfundon në paqe, gjeorgjianët marrin pikën e parë në nje europian

17:44 | 22 Qershor 2024
E.K

Përfundon në barazim ndeshja e dytë mes Gjeorgjisë dhe Çekisë. Historike për “kryqtarët” pasi morën pikën e parë në një kompeticion europian.

Skuadra nga Kaukazi e drejtuar nga Ëilly Sagnol ishte pranë fitores në minutën e 95-të. Çekët ishin hedhur në sulm për të gjetur golin e fitores por gjeorgjianët përfituan për të nisur një kundërsulm duke qenë në superioritet numerik.

Çekët do të pyesin veten se si nuk e kanë kthyer dominimin e tyre në pjesën e dytë në një gol fitoreje. Flirt me golin patën Lingr dhe Chytil, por portieri i Valencias, Giorgi Mamardashvili, ishte në një ditë të jashtëzakonshme. Me 9 pritje portieri 23-vjeçar shkëlqeu në ndeshjen e sotme.

Republika Çeke kishte 62 % posedim dhe 27 goditje në këtë ndeshje. E megjithatë ata shënuan vetëm një herë dhe janë të detyruar të kënaqen me një pikë. Me vetëm një pikë nga dy ndeshje, ata tani kanë nevojë për një rezultat kundër Turqisë në ndeshjen e tyre të fundit në fazën e grupeve për të pasur një shans për kualifikim. Kujtojmë se më minutën e 24-t goli i Hlozek për çekët u anuluan nga VAR për prekje të topit me dorë.

Gjeorgjia: Mamardashvili, Kverkvelia, Kashia, Dvali, Kakabadze, Tsitaishvili, Kochorashvili, Kvicha Kvaratskhelia, Mikautadze, Davitashvili

Republika Çeke: Stanek, Krejci, Hranac, Holes, Coufal, Jurasek, Cerny, Soucek , Provod, Schick dhe Hlozek. /tvklan.al