Argjentina e Jorge Sampaolit ishte në prag të eliminimit nga Kampionati Botëror 2018 para se Lionel Messi të reagonte për t’i shpëtuar ata.
‘La Albiceleste’ ishin në disavantazh 1 me 0 ndaj Ekuadorit mbrëmjen e së martës pas vetëm 40 sekondave lojë, por ata arritën të kthejnë gjërat për të mos “shijuar” eliminimin për herë të parë që nga viti 1970 në Kampionatin Botëror, transmeton portali arbresh.info.
Ylli i Barcelonës mori gjithçka përsipër duke i siguruar Argjentinës kualifikimin në Kampionatin Botëror të verës së ardhshme në Rusi.
Messi, i cili njihet nga të gjithë si njëri nga lojtarët më të mirë në botë, realizoi hat-trick në rikthimin 3 me 1 për t’i siguruar Argjentinës përfundimin në vendin e tretë.
Kili dhe Alexis Sanchez paguan çmimin e kualifikimit të Argjentinës duke përfunduar në pozitën e gjashtë si dhe duke u eliminuar nga Kampionati Botëror pas disfatës ndaj Brazilit.
Sidoqoftë, xhiroja e fundit e kualifikimeve në Kampionatin Botëror ishte e gjitha për Lionel Messin, njeriu i vetëm që shpëtoi Argjentinën nga edicioni i tmerrshëm në kualifikimeve me një performancë të jashtëzakonshme.
Në videon më poshtë mund të shikoni pjesët më të mira nga Lionel Messi kundër Ekuadorit./arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=mh2fDrqQuds
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...