Është gjetur aeroplani i futbollistit të zhdukur të Premier League, Emiliano Sala.
Kështu janë duke raportuar të gjitha mediat botërore, ne veçanti Sky dhe BBC, sipas të cilave, tashmë janë informuar edhe familjarët e lojtarit, transmeton Gazeta Express.
Një bark kërkimi ka gjetur mbetjet e aeroplanit në shtratin e detit të Ishujve të Kanalit, por nuk është raportuar për gjetjen e trupave të lojtarit e pilotit.
Avion i Piper Malibu u zhduk nga radarët afër Ishujve “Channel” më 21 janar.
Të dy, piloti David Ibbotson dhe futbollist argjentinas mungojnë që atë ditë dhe besohet të jenë të vdekur.
Sala sapo kishte përfunduar një transferim prej 15 milionë funtesh te Cardiff City nga klubi francez Nantes.

Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri