Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka ka vizituar Luginën e Preshevës.
Gjatë ditës së djeshme ai ka vizituar drejtuesit e dy komunave shqiptare atje në Preshevë dhe Bujanoc, shkruan Arbresh.info.
Aktualisht në Luginë të Preshevës po mbahet një turne i futbollit për të rinjtë shqiptarë, i përkrahur nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku pjesëmarrës është Armand Duka.
Një grup i vogël i Tifozave Kuq e Zi, gjithashtu janë të pranishëm aty, ku kanë vendsour një baner kundër FSHF-së, dhe Evropianit për grupmoshën U21.
“Jo bashkë me shtetin që na mohon. Jo Euro 2027 me Serbinë”, shkruan në banerin e shpalosur nga TKZ. Madje baneri është shpalosur mbi një reklamë të Federatës Shqiptare të Futbollit./Arbresh.info
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...