Pas Etrit Berishës, Mirld Dakut është prononcuar edhe Klaus Gjasula në lidhje me shortin e djeshëm të Euro 2024, i cili e ka përballur kombetaren shqiptare me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Menjëherë pas hedhjes së shortit, mesfushori Klaus Gjasula, ka folur për shortin e Evropianit 2024.
“Në këtë grup që kemi dhe me shortin që na ra, vetëm Brazili mungonte aty (qesh). Jo, mua më pëlqejnë shumë këto përballje, do të kemi rivalë të fort dhe me traditë. Mungesa e Serbisë në të njëjtin grup? Është fati i Serbisë që nuk është në grup me ne (qesh)”, tha ai në emisionin “Koha Shtesë”.
“Por unë nuk e kisha mendjen se te kush grup u fut Serbia, interes është vetëm te suksesi i Shqipërisë. Nëse do të na binte, gjithë vëmendjen do ta merrte vetëm ajo ndeshje. Ndoshta është më mirë kështu që të kemi vëmendjen vetëm te futbolli”, tha Gjasula.
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...