Ivan Toney është emri në buzët e të gjithëve me afatin kalimtar të janarit.
Ylli i Brentfordit do të rikthehet në lojë këtë muaj pasi vuajti dënimin nga FA për shkelje të rregullores së basteve.
Dhe pavarësisht se ka mbetur jashtë fushës për tetë muajt e fundit, vlera e sulmuesit 27-vjeçar është rritur vetëm pasi klubet e Ligës Premier përpiqen të transferojnë golashënues të dëshmuar.
Reprezentuesi i Anglisë shënoi20 gola në sezonin e kaluar në Ligën Premier për klubin e tij – një më shifër e njëjtë me Mohamed Salah dhe vetëm pas Erling Haaland dhe Harry Kane.
Toney nuk ka bërë sekret për dëshirën e tij për të luajtur në nivelin e lartë dhe la të kuptohet gjatë verës ai do të ishte i hapur për të lënë Brentford në rastin më të hershëm.
Manchester United, Chelsea, Arsenal, West Ham, Tottenham dhe Aston Villa, janë klubet e interesuara për shërbimin e tij.
Brentford ka bërë të ditur se largimi i Toneyt do të ndodhë vetëm nëse një skuadër paguan mbi 100 milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...