Nuk ka fitues në super përballjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Interit.
Ndeshja e parë e luajtur në Spanjë u mbyll me rezultat 3-3, shkruan Arbresh.info.
Interi nisi mirë takimin duke shënuar në minutën e parë me anë të Marcus Thuramit.
Kurse njëzet minuta më vonë, “Nerazzurrët”, dyfishuan epërsinë me supergolin e Dumfires.
Por vetëm tre minuta më vonë, Barcelona ngushtoi epërsinë me golin e super talentin, Lamine Yamal.
Ndërsa shtatë minuta pa përfunduar pjesa e parë, të drejtuarit e Hansi Flick barazuan sfidën në 2-2, me golin e Ferran Torres.
Edhe pjesa e dytë ishte fantastike ku u realizuan gola tjera.
Holandezi, Denzel Dumfries riktheu epërsinë e zikaltërve, duke shënaur në minutën e 64-të, për 3-2.
Por nuk vonoi shumë dhe pas vetëm një minutë më vonë, Barcelona barazoi. Raphinha gjuajti fortë, teksa topi u përplas në shyllë e më pas në shpinën e Sommerit, për të hyrë në portë.
15 minuta para fundit, Interi realizoi sërish me Henrikh Mkhitaryan, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Tre minuta pa nisur koha shtesë, Lamine Yamal goditi shtyllën pas një gjuajtje spektakolare.
Deri në fund raste tjera nuk pati dhe kështu, ndeshja e kthimit do të jetë përcaktuese për finalistin e këtij dueli.
Loja e kthimit luhet me 6 maj në “Giussepe Meazza”./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...