
1247952251
Për herë të parë në histori, një trupë e plotë arbitrash shqiptarë (kryesor, asistentë, arbitër i katërt, VAR dhe AVAR) do të gjykojnë së bashku një ndeshje në kompeticionet Europiane.
Enea Jorgji si kryesor, Denis Rexha e Ridiger Çokaj asistentë, Eldorjan Hamiti arbitër i katërt, Kreshnik Barjamaj përgjegjës i VAR dhe Juxhin Xhaja si përgjegjës i AVAR, do të vendosin drejtësi në takimin Heidenheim – Olimpija e vlefshme për UEFA Conference League, përcjell Arbresh.info.
Ndeshja do të luhet ditën e enjte më 3 tetor në Gjermani në stadiumin “FCH Arena Heidenheim”, në orën 18:45.
Gjykimi në nivele të tilla është dëshmi e rritjes së arbitrimit shqiptar edhe në futbollin europian./Arbresh.info
Policia zbulon substancë narkotike në burgun e Dubravës, kat...
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë