Sulmuesi i Real Salt Lake, Giuseppe Rossi ka shpjeguar se ishte shumë afër për tu transferuar te Barcelona para disa viteve.
Rossi u transferua në MLS si lojtar i lirë, pasi u shërua nga lëndimi në gju, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka thënë se në vitin 2011 Barcelona kishte interesim dhe transferimi ishte afër, por Villareal ishte shkaktari që dështoi.

“Sezoni 2010/11 me Villareal ishte i pabesueshëm”.
“Isha më i miri pas Lionel Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s, andaj kërkohesha nga Barcelona”.
“Villareal dëshiron të fitonte më shumë se bonusi, ndërsa Barcelona dëshironte të kundërtën. Sapo e kuptoi këtë gjë Barcelona, atëherë ndryshuan planin dhe unë nuk arrita të transferohem”, shpjegoi ai.
Italiani ishte afër edhe për tu bashkuar Juventus, kur në krye ishte Antonio Conte, por përsëri shkaku i Villareal transferimi nuk ndodhi./arbresh.info.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...