Sulmuesi i Chelsea-s, Olivier Giroud ka thënë se Timo Werner dhe Hakim Ziyech janë transferime të mira që do e motivojnë Chelsea-n të ngrit nivelin.
“Blutë” nisën herët të bëjnë biznesin duke siguruar Werner nga RB Leipzig dhe Ziyech nga Ajax, transmeton portali arbresh.info.
Francezi pavarësisht që mund të humbë pozitën në sezonin e ardhshëm beson se këto transferime mund ta përforcojnë gjigantin anglez.

“Mendoj se është gjithmonë mirë që skuadra përforcohet me transferime shumë të mira”.
“Do jetë pozitive për të gjithë lojtarët të vazhdojnë dhe të japin më të mirën për një garë të drejtë. Është mirë për skuadrën, jep motiv shtesë”, deklaroi ai.
Chelsea-n nesër do ketë ndeshje shumë të vështirë kundër Liverpool-it./arbresh.info.
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...