Milan ka barazuar në ndeshjen ndaj Napolit në kuadër të xhiros së 10-të, në Serie A me rezultat 2-2.
Pas ndeshjes për media foli Oliver Giroud autori i dy golave të shënuar për Milanin, shkruan Arbresh.info.
Giroud u shpreh i zhgënjyer pas barazimit duke ditur se Milani kishte epërsi prej dy golave.
“Pas golit të pare që pësuam Napoli fitoi besim ndërsa ne nuk bëmë asgjë. Jam i zhgënjyer” , tha sulmuesi francez.
Më tutje Giroud foli dhe për lidhjet e tij që ka me trajnerin Pioli.
“Nuk ka probleme mes nesh dhe trajnerit. Ka një marrëdhënie të shkëlqyer, unë isha thjesht i frustruar. Marrëdhëniet mes trajnerit dhe ekipit janë të shkëlqyera dhe kështu do të jetë deri në fund. Jemi thjesht të zhgënjyer dhe donim të fitonim“, shtoi ai.
Pas këtij barazimi Milan mbetet një hap prapa, në luftën për liderin e Serie A.
Pas këtyre 10 xhirove rosonerët janë në pozitën e tretë me 22 pikë, një pak se Juventusi që ka 23 pikë dhe ndodhet në pozitën e tretë, teksa rivali i qytetit Inter ka 25 pikë dhe është në krye të tabelës./Arbresh.info/
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...