Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud ka siguruar se nuk do transferohet këtë muaj të Juventusi.
Sulmuesi cilësohej si transferim i mundshëm për skuadrën e Andrea Pirlos, por mesa duket nuk do të ndodh, transmeton lajmi.net.
Francezi ka bërë të ditur se synon trofe me “Blutë” dhe nuk e ka mendjen për kalimin të “Bianconerët”.
“Karriera ime e mbetur në kohë të shkurtër e shoh të Chelsea. Dua të jem i qetë dhe të fokusohem në fushë”.
“Jam duke i afruar fundit të kontratës në qershorin e ardhshëm, edhe pse kam edhe një vit shtesë me mundësi. Do shohim në fund të vitit”.
“Por, kam ambicie të fitojë trofe me Chelsean këtë sezon sepse kam shpresa në kualitetin e skuadrës”, deklaroi ai.
Momentalisht, klubi londinez nuk është në formën e duhur dhe shpresojnë të këndellen në ndeshjet e radhës, për të dëshmuar se janë në garë për titull ose së paku për top katër.
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...
Trump, i qetë pas të shtënave/ Presidenti i SHBA: Nuk isha i...
Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit...