Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud e ka pranuar se do të ishte afër për tu larguar nga “Stamford Bridge”.
Fituesi i Kupës së Botës ishte i shumë kërkuar nga Lazio dhe Inter në muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
33-vjeçari ka thënë se në fund zgjodhi të qëndrojë dhe tani do bëjë më të mirën për të gjetur formën më të mirë në mënyrë që të hyjë në formacionin e Francës për Euro 2020.

“Isha afër të largohem. Nga mesi i dhjetorit deri në fund të janarit isha në mendime”.
“Por, u riktheva te Chelsea dhe tani do jap me të mirën për vazhdimin e sezonit. Është mirë që jam rikthyer në fushë”.
“Qëllimi im personal është të luajë sa më shumë të mundëm sepse dua të marrë pjesë në Kampionatin Evropianë me Francën”, deklaroi ai.
Giroud ende nuk ka luajtur në formacionin e “Bluve” sepse në formacionin e parë mbetet Tammy Abraham./arbresh.info.
IKSHPK-ja alarmon për pasojat nga ndotja e ajrit
Specialja s’e njeh Avokatin e Popullit të Kosovës, për rapor...
Vuçiç: Serbia gati të financojë autostradën deri në Mitrovic...
Polonia ngre alarmin: NATO po shpërbëhet
Kurti, për masakrën e Studimes: Krimet e Serbisë nuk harrohe...
Osmani në vizitë në Ferizaj: Mirënjohëse për bujarinë dhe mi...