Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka thënë se është i kënaqur me barazimin dhe paraqitjen e të besuarve të tij në duel me Izraelin.
Izraeli dhe Kosova sonte luajtën baras (1-1), sonte në Tel Aviv, në ndeshjen e parë kualifikuese për EURO 2024.
“Ndoshta rezultati nuk është i kënaqshëm, por jam i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve. Jam i kënaqur me rezultatin, në fund kemi mundur të fitojmë, por mendoj se rezultati 1:1 është mjaft i mirë”, tha Giresse pas ndeshjes.
Ai thekson se skuadra e tij do të shkojë nga ndeshja në ndeshje, dhe sipas Giresse, Kosova ka potencial të shkojë larg.
“Do të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Do të jetë rrugë e gjatë. Do të mundohemi. Ishte ndeshja e parë dhe natyrisht se kemi treguar mundësi dhe potencial të mirë. Lojtarët kanë treguar se janë të gatshëm për t’u kualifikuar”, deklaroi ai.
Kosova ndeshjen e dytë kualifikuese për Evropianin e ardhshëm, do ta luajë më 28 mars në ‘Fadil Vokrri’ kundër Andorrës.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren