Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:2 në kuadër të xhiros së tretë në Nations League.
Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës Alain Giresse tha se gjenden në situatë të vështirë para ndeshjes me Greqinë.
Ai e veçoi ne këtë paraqitje Donat Rrudhanin, futbollistin që debutoi sonte me Kosovën.
“Çka është më rendësi është fitorja.Në ndeshje ka situata të tilla ku ne gjendemi në vështirësi.
Çka është e sigurt është se ne gjendemi në situatë të vështirë me mungesa, si dhe kartonët që i morëm sot.
Nuk do të jetë e lehtë ndaj Greqisë. Do ta veçoja Rrudhanin, i cili luajti edhe në një pozitë jo të natyrshme”, tha Giresse./klankosova/
Ulutash pret në takim shefin e misionit të vëzhguesve të KiE...
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...