Derisa Juventusi po ngrinte lartë trofeun e Kupës së Italisë për të dymbëdhjetën herë në historinë e klubit mbrëmjen e kaluar, një numër rekordesh u thyen nga “Bianconerët”, një nga vet klubi dhe një tjetër nga portieri legjendar Gianluigi Buffon.
Golat në pjesën e parë nga Dani Alves dhe Leonardo Bonucci ishin të mjaftueshëm për skuadrën e Max Allegrit për të mposhtur Lazion në ‘Stadio Olimpico’, ku Juventusi mori hapin e parë drejt një triplete të mundshme këtë edicion, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Antoine Griezmann zbulon zgjedhjen e tij për “Topin e Artë”
Derisa ata po festonin këtë sukses, klubi në Torino u bë i pari në historinë italiane që fitoi kupën e vendin në tri sezone radhazi.
Megjithatë, edhe një tjetër rekord është thyer gjithashtu mbrëmjen e kaluar. Derisa skuadra e tij po shkëlqente ndaj kundërshtarit në takimin e zhvilluar në kryeqytetin e Italisë, 39-vjeçari Gigi Buffon po shikonte ndeshjen nga bankina. Portieri brazilian Neto ishte në detyrë ndaj Lazios duke vërtetuar sërish vlerën e tij si një zëvendësues i talentuar i bartësit të fanellës me numër 1 të klubit.
Lexo edhe: Ndërpritet ndeshja në Greqi, trajneri serb goditet me birrë në kokë (VIDEO)
Në fakt, bazuar në ‘Juventusnews.eu’, Buffon nuk ka marrë pjesë në ndonjë ndeshje për Kupë të Italisë që nga dhjetori i vitit 2012, gjë që do të thotë se ai nuk ka luajtur asnjë minutë në kuadër të këtij kompeticioni që tri viti.
Çuditërisht, kjo është shënuar si rekord, që do të thotë gjithashtu se Gianluigi Buffon thyen sërish rekorde edhe kur nuk luan./arbresh.info
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...