FIFA ka njoftuar sot (e premte) se kapiteni i Perus, Paolo Guerrero, do të mungojë në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm për shkak se është dënuar me një vit moslojë pasi ka përdorur kokainë.
Sulmuesi 33-vjeçar, i cili luan te Flamengo në Brazil, është suspenduar edhe më parë pasi i kishte dështuar testit për doping pas ndeshjes në kuadër të kualifikimeve të Perues në Kampionatin Botëror kundër Argjentinës në Buenos Aires gjatë muajit tetor, transmeton portali arbresh.info.
Trupi qeverisës i botës së futbollit ka thënë në një deklaratë se Komiteti Disiplinor i tyre ka zbuluar se Guerrero ka thyer rregullin e gjashtë të organizatës së tyre kundër dopingut. Kokaina është e kategorizuar si një stimulues dhe është e përfshirë në listën e WADA-së si një substancë për përmirësimin e performancës.

Peru u kualifikua në finale të Kampionatit Botëror për herë të parë qysh pasi kishte mposhtur në vitin 1982 Zelandën e Re në dy ndeshjet e play-offit, transmeton portali arbresh.info.
Guererro do të jetë një humbje e madhe për Perun si një lider dhe golashënues i tyre. Ai ka bërë 82 paraqitje për vendin e tij dhe ka shënuar 32 gola në përgjithësi.
Ai ishte një lojtar kryesor i skuadrës së tij edhe në ndeshjet kualifikuese duke shënuar gjashtë herë dhe duke i dërguar ‘Los Incas’ në vendin e pestë.
Ndalesa e tij daton nga 3 nëntor dhe do të aplikohet në ndeshjet ndërkombëtare, në ligë dhe ndeshjet miqësore që zhvillohen zyrtarisht./arbresh.info/
Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, arrestohen dy...
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në fillim të 2026-s, Rama vle...
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media