Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka njoftuar në Dubai se organizata po shqyrton ndryshime të reja në rregullat e futbollit, me synimin për ta bërë lojën “më ofensive dhe më atraktive”.
Gjatë Samitit Botëror të Sportit, Infantino rikujtoi futjen e VAR-it për korrigjimin e gabimeve të arbitrimit, duke theksuar se teknologjia vazhdon të zhvillohet për t’i ndihmuar gjyqtarët të marrin vendime sa më të sakta.
Ai po ashtu insistoi në rëndësinë e reduktimit të ndërprerjeve, në mënyrë që loja të zhvillohet sa më rrjedhshëm.
Megjithatë, vëmendjen më të madhe të gazetarëve dhe vëzhguesve të pranishëm në Dubai e tërhoqi një ide tjetër, shumë më revolucionare.
Mes propozimeve që po shqyrtohen është edhe ndryshimi i rregullës së pozicionit jashtë loje (offside). Aktualisht, një sulmues konsiderohet jashtë loje nëse një pjesë e trupit me të cilën mund të luajë topin ndodhet përpara mbrojtësit të fundit (duke përjashtuar duart dhe krahët).
“Le të marrim si shembull rregullën e offside-it, e cila ka evoluar ndër vite dhe kërkon që sulmuesi të jetë në vijë me mbrojtësin. Ndoshta në të ardhmen, ai do të konsiderohet jashtë loje vetëm nëse është plotësisht përpara mbrojtësit”, deklaroi Infantino.
Nëse kjo reformë miratohet, FIFA mund të konsiderojë offside vetëm atëherë kur sulmuesi është tërësisht përpara mbrojtësit, një ndryshim që do të favorizonte dukshëm lojën ofensive dhe rritjen e rasteve për gol./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...