Gianluigi Buffon ka bërë paraqitjen e tij të parë publike për PSG-në pasditen e sotme (e shtunë) pasi ishte startues në ndeshjen kundër Bayern Munichut në stadiumin Woerthersee në Austri.
Buffon ka bërë paraqitjen e parë për klubin parisien të hënë kur skuadra e tij e re u mposhtë 4 me 2 në duart e skuadrës Chambly nga liga e tretë, por ajo ndeshje ishte zhvilluar me dyer të mbyllura, transmeton portali arbresh.info.
Kjo ndeshje, e cila është pjesë e International Champions Cup, është zhvilluar para tifozëve të cilët u ngritën të gjithë në këmbë pas 31 minutave kur 18 vjeçari Timothy Weah realizoi golin e parë duke i dhënë epërsinë PSG-së.
Adoleshenti është djali i legjendës së AC Milanit, George Weah, i cili bëri debutimin profesional kundër Buffonit në nëntor të vitit 1995.
Buffon arriti të mbaj portën e pastër kundër Weah Snr sot, por kjo është vetëm një nga shumë ndeshjet që pritet të ndodhë kështu.
Takimi i ardhshëm për PSG-në është ndeshje në udhëtim ndaj Singapores para takimeve ndaj Arsenalit dhe Atleticos në Kallang./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit