Barcelona është mposhtur nga Getafe me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në La Liga.
Katalunasit janë befasuar në udhëtim te Getafe, pasi janë mposhtur vetëm një javë para El Clasicos ndaj Real Madridit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Barcelonës, të cilët krijuan më shumë raste dhe menaxhuan lojën.
Lionel Messi (20’, 42’) dhe Antoine Griezmann (31’) patën rastet më të mira këtë pjesë, por nuk arritën t’i konkretizojnë dhe shkuan në pushim pa gola.
Në pjesën e dytë, përsëri Barcelona pati diçka më shumë nga loja, duke krijuar dhe menaxhuar, por Getafe arriti ta befasojë duke gjetur golin dhe fituar ndeshjen.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 56-të dhe ishte Jaime Mata, i cili shënoi për 1-0.
Pas këtij goli të pranuar, Ronald Koeman bëri shumë ndërrime në tentim për ta kthyer rezultatin, por nuk ia arritur dhe në fund Barcelona u mposht nga Getafe.
Pas kësaj humbje, Barcelona e sheh veten në pozitën e nëntë me shtatë pikë, ndërsa Getafe renditet e dyta me dhjetë pikë.
Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin Real Madridin në El Clasico, ndërsa Getafe e pret Granadan. /Telegrafi/
HALFTIME
0⃣ Getafe
0⃣ Barça
?? #ForçaBarça pic.twitter.com/07SV0CtENy— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 17, 2020
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin