Gerard Pique ka zbuluar se e ka ditur që një kohë të gjatë se legjenda e klubit Lionel Messi ka opsionin për të ndërprerë kontratën e tij te Barcelona dhe të largohet falas.
Mbrojtësi i gjigantit katalunas ka folur rreth kësaj teje pasi El Pais zbuloi se Messi është në gjendje për largim nga Barcelona në fund të sezonit në rast se dëshiron, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Pique beson se asnjëri prej bashkëlojtarëve të tij nuk i shqetësuar rreth kësaj mundësie dhe nuk kanë frikë se legjenda mund të largohet.
“Unë tashmë e kam ditur se Messi është në gjendje të largohet falas në fund të çdo sezoni”, ka thënë Pique për gazetën spanjolle Cadena Ser.
“Por, të gjithë e dimë përkushtimin që Leo ka ndaj Barcelonës dhe nuk na shqetëson aspak kjo”
“Ai fitoi të drejtën për të qenë i gatshëm për të zgjedhur çfarë dëshiron për të ardhmen pas gjithave që ka dhënë për klubin”
Messi shënoi 51 gola sezonin e kaluar brenda të gjitha kompeticioneve ndërkohë që ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje këtë sezon në La Liga si pasojë e lëndimit./arbresh.info/
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...