Ndeshja mes Dinamo Zagreb dhe Valur e vlefshme për rrethin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, do të gjykohet nga gjyqtarët e Kosovës.
Gjyqtarit më të mirë ndër vite në Kosovë, Genc Nuzës, i është besuar një ndeshje e Ligës së Kampionëve.
Nuza do të drejtojë ndeshjen Dinamo Zagreb – Valur, që është hera e parë për gjyqtarët tonë që drejtojnë ndeshje në këtë garë të madhe.

Gjyqtari prishtinas do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Dardan Çaka.
Një lajm shumë pozitiv për futbollin e Kosovës, pasi edhe gjyqtarët tanë sikurse klubet kanë filluar të ngritin nivelin në futbollin evropian.
Nuza më parë ka drejtuar edhe ndeshje të tjera të karakterit ndërkombëtarë, duke treguar sukses në punën e tij. /Telegrafi/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...