Gazeta serbe “Kurir” ka paralajmëruar zbulimin e një skandali në futbollin serb, ku pretendon se një grup i organizuar shqiptarësh udhëheq futbollin në vendin e tyre.
Gazeta shkruan se pjesë e hetimeve janë bërë edhe shërbimet sekrete të një vendi perëndimor. Në shkrim thuhet se grupi i shqiptarëve udhëhiqet nga vëllezërit Osmani.
Sipas gazetës, grupi kriminal ka kryer aktivitete ilegale duke përfshirë edhe transferimin e lojtarëve.
“Mafia shqiptare me paratë e pista të fituara nga tregtia me drogë dhe armatim, por nga transferimi i lojtarëve serbë, ‘i pastron’ paratë në Serbi, ndërsa një pjesë të madhe të këtyre parave e përdorë për ndarjen e shtetit, shkruan në paralajmërimin e Kurir.
Në ditët në vazhdim, Kurir paralajmëron që do të zbulojë se si funksionon “grupi kriminal shqiptar, mënyrën si i kontrollon transferimet në futboll, me cilat shërbime të huaja po punohet ngushtë, cili klub serb përdoret për pastrimin e parave të mafias, përmes cilëve menaxherë kanë hyrë në tregun serb.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit