Vladimir Petkoviq duket se nuk i ka bërë mirë planet kur ka vendosur të njoftojë Valon Behramin se nuk llogarit më në shërbimet e tij.
Prej përzgjedhësit të Zvicrës në futboll tani po kërkohet dorëheqja. Është gazeta më e madhe në Zvicër dhe po ashtu me ndikimin më të madh, “Blick”, që ka kërkuar largimin e Petkoviqit nga posti i përzgjedhësit. Është Andreas Boeni, drejtor i futbollit në “Blick”, që përmes një shkrimi autorial të publikuar të mërkurën, ka kërkuar nga Petkoviq që të japë dorëheqjen.
Në të vërtetë, Petkoviq të hënën përmes një telefonate 30-sekondëshe ia ka bërë të ditur Behramit se nuk llogarit më në shërbimet e tij. Behrami menjëherë u deklarua për një televizion zviceran, duke u shprehur i zhgënjyer, sidomos me mënyrën se si Petkoviq ia ka bërë të ditur vendimin.
Kjo ngjarje bëri bujë në Zvicër. Behrami ishte prej lojtarëve kryesorë të Zvicrës. Ka luajtur për Zvicrën për plot 13 vjet dhe ka 83 ndeshje të zhvilluara. Po ashtu është paraqitur në katër kampionate botërore dhe dy kampionate evropiane, si asnjë lojtar tjetër i Zvicrës.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK