Liria e Prizrenit është shumë afër të zyrtarizojë mesfushorin defansiv Alush Gavazaj.
Gavazaj i cili stinorin e kaluar luajti tek Korabi i Peshkopisë në kampionatin shqiptar mund të jetë një tjetër kalim i bujshëm i prizrenasve gjatë këtij afati kalimtar.
Bardhezinjtë orë më parë kishin arritur marrëveshje me mbrojtësin e Tiranës David Domgjoni shkruan Gazetasheshi.com.
Gavazaj i cili ishte pjesë e Lirisë tek grupmoshat e reja ka patur një karrierë të gjatë sportive në klubet shqiptare, derisa ka luajtur për Tiranën, Bylysin, Tërbunin dhe së fundmi me Korabin.

Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona