Genaro Gattuso e ka refuzuar përfundimisht stolin e Sampdorias, që kështu shanset rriten për Gianni De Biasi, që ta marr drejtimin e kësaj skuadre.
Ish-trajneri i Milanit nuk e ka pranuar ofertën e presidentit të Sampdorias, Massimo Ferrero dhe tashmë kandidaturat për stolin është limituar në vetëm dy emra, Giannni De Biasi dhe Beppe Iachini.
Është folur edhe për Claudio Ranierin por nuk ka patur asnjë takim mes drejtuesve të klubit dhe ish-trajnerit të Romës.
De Biasi pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i Carlo Osti dhe gjasat që ish-trajneri i kombëtares shqiptare të ulet në stolin e Sampdorias për të zëvendësuar të dorëhequrin Di Francesco, janë të mëdha.
Sampdoria gjatë kësaj jave pritet të vendos për trajner.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...