Trajneri i AC Milanit, Gennaro Gattuso ka pranuar se ka ngrënë një kërmill të gjallë para ndeshjes në Ligë të Kampionëve në vitin 2010 kundër Manchester United për të lehtësuar tensionin me skuadrën.
Milani i Gattusos është duke u përgatitur për finalen e Kupës së Italisë të mërkurën kundër kampionit në Serie A – Juventusit dhe veprimet e tij qesharake gjatë ditëve të tij në fushë si një lojtar janë zbuluar, transmeton portali arbresh.info.
Andrea Pirlo zbuloi se Gattuso kishte ngrënë një kërmill dhe 40-vjeçari është pyetur në një konferencë nëse kjo që kishte thënë bashkëlojtari i tij ishte e vërtetë. Trajneri i AC Milani ndau këtë storie interesante më pas me gazetarët.
“Kam bërë gjëra më të këqija sesa ngrënia e një kërmilli të gjallë”, u ka thënë Gattusso gazetarëve të martën. “Qëllimi në fakt nuk ishte për shkak të kërmillit”
“E them këtë sepse në atë moment të caktuar kisha nevojë për të bërë diçka që ta lehtësoj tensionin”
“Duke e marrë parasysh atë, unë nuk kisha problem për të bërë diçka dhe ne ishim vetëm pak orë para gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester United dhe aty ekzistonte një presion i madh ndaj neve”
Ngrënia e një kërmilli nuk e ndihmoi Milanin në vitin 2010 pasi gjiganti italian ishte eliminuar me rezultat të përgjithshëm 7 me 2 nga United tetë vite më parë./arbresh.info/
Limaj: Kryeministri i ardhshëm duhet të jetë nga opozita
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...