Mediat italiane raportojnë se Gennaro Gattuso është takuar me hierarkinë e Milanit pas ndeshjes ndaj Spalit dhe atë e kanë rikonfirmuar besimin në punën e tij.
Rossonerët i kishin kaluar katër ndeshje pa fitore, madje edhe pa shënuar gola, ashtu që trajneri kishte nevojë të domosdoshme për një fitore.
Dhe triumfi erdhi, pikërisht ndaj Spalit, me rezultat 2-1, derisa edhe Gonzalo Higuain e gjeti golin.
Sipas Sky, Leonardo, Paolo Maldini dhe shefi i ri ekzekutiv, Ivan Gazidis, kanë mbajtur një takim me Gattuson pas ndeshjes.
Drejtorët e klubit e kanë ripërsëritur besimin e tyre në punën e trajnerit, derisa Maldini dhe Leonardo e kanë thënë edhe publikisht.
Përkundër thashethemeve të vazhdueshme për pozitën e trajnerit të Milanit, asnjëherë nuk ka pasur dyshime reale për punën Gattusos.
Legjenda e Rossonerëve e mori drejtimin e skuadrës në nëntor të vitit 2017 pas shkarkimit të Vincenzo Montellas. /Telegrafi/
Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-...
Ambasadori i SHBA-ve në NATO pas takimit me Bajramin: Diskut...
“Treshi përsheshi” ju përshëndesin për herë të fundit nga sh...
Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me parala...
E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë