Edhe pse qëndrojnë më afër zonës së dëbimit sesa zonës për kualifikim për Ligë të Kampionëve, Gennardo Gattuso synon top katërshen.
Trajneri i AC Milanit, Gennaro Gattuso beson që skuadra e tij mund të siguroj një pozitë që i ofron atyre futbollin e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
“Pozita jonë në ligë nuk është e mirë, por ne jemi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe në xhiron e 1/8 në Evropa Ligë”, ka thënë Gattuso në konferencën e sotme (e premte) për shtyp.
“Ne duhet të japim më të mirën në këto ndeshje pa neglizhuar ligën ku ka shumë për tu zhvilluar. Deri në momentin që matematika të na ndëshkoj, ne duhet të besojmë në Ligë të Kampionëve”
Milani është 14 prapa pozitës së katërt në tabelën e Serie A, ku aktualisht qëndron AS Roma./arbresh.info/
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...