Zhuri do të bëhet me stadium të ri e modern që i plotëson nevojat e sportistëve zhurianë.
Kështu u shpreh Ministri i Sportit, Kujtim Gashi, i cili mori pjesë në vënien e gurthemelit të stadiumit.
Siç njofton kumtesa, ky projekt kapital vjen në kuadër të plotësimit të infrastrukturës sportive fizike në të cilin Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të investojë 700 mijë euro, ndërkaq Komuna e Prizrenit do të ndajë 200 mijë sosh.
Ministri Kujtim Gashi e ka vlerësuar këtë projekt si të rëndësisë së veçantë për sportistët e Zhurit me rrethinë.
Ministri me këtë rast i uroi klubin dhe qytetarët e Zhurit me rrethinë.
“Ka qenë ëndërr për sportistët e futbollistët e talentuar për këtë stadium. Është projekt që financohet me një pjesë të madhe nga ministria dhe me një participim nga Komuna e Prizrenit”, ka thënë ministri.
“Zhuri njihet edhe në të kaluarën që ka pasur një klub shumë të suksesshëm. Besoj që sot Zhurit dhe fshatrave përreth po ia krijojmë një mundësi të re”, ka thënë mes tjerash ministri.

Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Suhare...
Aksident në Lezhë, makina del nga rruga dhe përfundon në kan...
Ra nga kati i parë i shtëpisë, ndërron jetë në QKUK një grua...
Dërgohet pa shenja jete një 44-vjeçare në urgjencën e Poduje...
Mashtrim online në disa shtete, arrestohen dy persona në Pri...
Përleshje me thikë në Prishtinë, tre persona në mbajtje