Google ADS

Garnacho e Onana mbeten jashtë skuadrës për ndeshjen me Aston Villan, e ardhmja e tyre është në pikëpyetje tek “Djajtë e Kuq”

16:17 | 25 Maj 2025
D.H

André Onana dhe Alejandro Garnacho janë lënë jashtë skuadrës së Manchester United, në ndeshjet e fundit të Premier Leagues ndaj Aston Villas.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, mungesa e tyre lidhet me të ardhmen e pasigurt te “Djajtë e Kuq”, shkruan Arbresh.info.

Garnacho pritet të largohet gjatë merkatos së verës, ndërsa edhe e ardhmja e portierit kamerunas, Onana, është në pikëpyetje.

Garnacho është lojtar i akademisë së Manchester United dhe dy sezonet e fundit ka qenë lojtar kyç në skuadër.

Teksa, Onana u transferuar në verën e vitit 2023 nga Interi dhe performancat e tij kanë qenë zhgënjyese, dhe larg pritshmërimeve të drejtuesve të klubit.

Këto zhvillime nxisin spekulime të reja për ndryshime të mëdha tek skuadra e Manchester United sezonin e ardhshëm.

Ky ka qenë njëri ndër sezonet më të dobëta të Man United në histori, ku do ta mbyllin sezonin në vendin e 17-të ose të 18-të varet nga kjo ndeshje.

Gjithashtu janë eliminuar në FA Cup, Carbao Cup shumë herët si dhe kanë humbur finalen e Europa Leagues ditë më parë nga Tottenhami./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm