Yjet e Real Madridi janë vendosur në oborrin e Universitetit të Kalifornisë ku kampioni spanjoll kreu disa stërvitje të rënda.
Në seancën stërvitore në Los Angeles janë parë lojtarët duke çuar pesha të rënda nën vëzhgimin e trajnerit Zinedine Zidane, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Gareth Bale dukej në formë jashtëzakonisht të fuqishme duke shfaqur muskujt e tij gjigant.
Bale, Marcelo, Alvaro Morata dhe bashkëlojtarët e tjerë dukeshin gjithashtu në gjendje të shkëlqyer. E gjithë skuadra ishte e veshur me bluza të zeza.
Real Madridi ka ende kohë deri në fillimin e ndeshjeve parasezone që nisin me ndeshjen kundër Manchester United më 26 korrik./arbresh.info

Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit