Ylli i Real Madridit, Gareth Bale ka menduar transferimin në Manchester United këtë verë.
Reprezentuesi uellsian kishte një sezon mjaftë të vështirë te skuadra në Santiago Bernabeu sezonin e kaluar duke bërë vetëm 26 paraqitje derisa klubi fitoi titullin në La Liga dhe Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Bale fillimisht mendoi për rikthimin në Premierë Ligë te skuadra e Jose Mourinhos.
Megjithatë, tani sulmuesi është i vendosur për qëndrim te kryeqyteti spanjoll dhe për të luftuar për pozitën e tij.
Mësohet që Bale ka refuzuar gjithashtu transferimin te gjiganti francez Paris Saint Germain, i cili dëshiron të rrëmbej atë para Manchester United./arbresh.info
Goditet kryeqyteti i Arabisë Saudite, shpërthime në infrastr...
“Referët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm” ...
NATO: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish
Spektakël pas pjesës së parë në Camp Nou, pesë gola të shënu...
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Apeli ul dënimin për të akuzuarin për krime lufte nga 15 në ...