Gareth Bale ka thënë se nuk është i interesuar në spekulimet që e lidhin atë me transferim larg nga Real Madridi.
Reprezentuesi uellsian ishte pjesë e finales të së shtunës si një zëvendësues në fitoren 4 me 1 të Real Madridit ndaj Juventusit në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Manchester United ka shfaqur interesim të fortë për të nënshkruar me sulmuesin uellsian, pasi Antoine Griezmann i Atletico Madridit ka konfirmuar që nuk do t’i bashkohet skuadrës së Jose Mourinhos.
Megjithatë, Bale insiston se është plotësisht i vendosur te klubi në Madrid duke zbuluar se kjo është medalja e tretë në kompeticionin kryesor të Evropës qysh pasi iu bashkua skuadrës nga Tottenhami në vitin 2013.
“Nuk lexoj asgjë, kështu që nuk di se çfarë të them”, tha ai rreth spekulimeve. “Jam i lumtur këtu, kam nënshkruar një kontratë afatgjate verën e kaluar. Kështu që, ne kemi fituar tri Liga të Kampionëve brenda katër sezoneve”./arbresh.info
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...