Gareth Bale i ka kushtuar Realit të Madridit plot 101 milionë euro, duke u konfirmuar si blerja më e shtrenjtë në futbollin botëror. Ai që zbuloi këtë ishte “Football Leaks”, që publikoi kontratën e plotë të nënshkruar nga drejtuesit e klubit “merengue” me Tottenham Hotspurs për transferimin e uellsianit në kryeqytetin spanjoll.
Në këtë kontratë duket qartë shifra prej rreth 101 milionë eurosh e paguar nga Reali i Madridit për kartonin e futbollistit, gjë që hedh poshtë deklaratat e presidentit Florentino Perez, i cili gjithnjë ka deklaruar se Bale ka kushtuar 91 milionë euro.
Sipas këtij dokumentacioni, një prej mundësive që kishte Reali i Madridit ishte pagesa e 87 milionë eurove, 15 ditë pas regjistrimit të Bale, por klubi spanjoll preferoi opsionin e pagesës së vlerës së kartonit të futbollistit në 4 këste, ku i fundit do të derdhet në arkat e Tottenham në 24 korrik të këtij viti.
Në të njëjtën kohë, në paragrafin 15 të kontratës theksohet se Reali mund të deklaronte në media se kishte paguar 91 milionë euro, ndërsa drejtuesve të Tottenham nuk u lejohej të bënin asnjë deklaratë në lidhje me koston reale të transferimit të Bale te skuadra madrilene.
/ Top Channel
Aksion kundër krimeve kibernetike: Zbulohet skema e mashtrim...
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...