Bradley Beal është një nga basketbollistët me vëmendjen më të madhe.
Anëtari i Washington Wizards, Beal, me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e tij aktuale, pas fundit të këtij sezoni.
Deri më tani, emri i tij është lidhur me disa skuadra, por së fundmi lista e të interesuarve është ngushtuar.
Sipas raportimeve të Shams Charania, Lakers, Heat dhe Pelicans janë pas Beal, transmeton lajmi.net.
Beal do të përbënte një trident fantastik me LeBron James dhe Anthony Davis te Lakers. Titulli i kampionit do të ishte mundësi e madhe për ta.
Kjo edhe mund ta tërheq Beal që të zgjedh kalimin te skuadra ‘verdheviola’.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë