Galatasaray “gjunjëzohet” në ‘Anfield’, Liverpool rikthehet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas katër viteve

22:57 | 18 Mars 2026
D.H

Liverpooli e ka fituar bindshëm takimin e dytë me Galatasarayn në ‘Anfield Road’ me rezultat 4-0 në sfidën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

‘The Reds’ që vinte nga një disfatë minimale (1:0) në ndeshjen e parë, u rikthyen fuqishëm për të arritur çerekfinalen, shkruan Arbresh.info.

Szoboszlai në minutën e 25-të hapi serinë e golavë për skuadrën e Arne Slot. Mohamed Salah pati rast të mirë në fundin e pjesës së parë ta dyfishoi rezultatin, por gaboi nga penalltia.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për ‘The Reds’, ku Ekitike realizoi në minutën e 52-të pas një asistimi nga Salah për 2-0.

Ndërkohë, një minutë më vonë Gravenberch realizoi për 3-0.

Tre minuta më vonë, Galatasaray pësoi një tjetër gol kësaj radhe Singo shënoi në portën e tij. Por për fatin e tij të mirë Frimpong ishte në pozitë jashtë loje në momentin kur mori topin për të harkuar dhe rezultati mbeti 3-0.

Mirëpo skuadra e Slot nuk u ndal, dhe në minutën e 62-të, Salah me një gol të bukur vulosi fitoren e Liverpoolit 4-0.

Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Liverpooli rikthehet në mesin e tetë skuadrave më të mira në Evropë pas katër vitesh.

Në çerekfinale Liverpooli do ta ketë përballë PSG-në, e cila e eliminoi edicion e kaluar pas dy super përballjeve në fazën e 1/8 së finales./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale